Te Egnatia ditën e sotme ka patur 2 largime shumë të rëndësishme. Alessandro Ahmetaj dhe Frederic Veseli kanë mbyllur aventurën e tyre në Rrogozhinë.
Mesfushori do të vazhdojë karrierën në Shqipëri, teksa nga Egnatia është transferuar te Flamurtari në Kategorinë e Parë. Ndërkohë mbrojtësi do të nisë një aventurë të re në Itali te skuadra e Suedtirol.
Kampionët aktualë kanë reaguar edhe publikisht për largimet e tyre. Klubi i falënderon lojtarët për kontributin e dhënë, ndërsa u uron suksese në karrierën e tyre në vazhdim.
“Njoftim për shtyp!
✍???? Klub Futboll Egnatia njofton të gjithë opinionin sportiv se klubi ynë ka transferuar me sukses qendërmbrojtësin Frederic Veceli në Seria B tek Suedtirol FC.
Presidenti Agim Demrozi falenderon Veselin për kontributin e dhënë me fanellën e Egnatias në këto pak muaj në Rrogozhine.
Frederic Veseli nuk ishte largimi i vetëm nga klubi ynë pasi me dakortësinë e përbashkët mesfushori Alessandro Ahmetaj u largua për një aventurë të re.
Suksese Veseli & Ahmetaj!”, ka shkruar klubi.