Opinion

Lazaratit i takon të jetë qendra e shtetit bektashi

Nga Avdulla Kënaçi

Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i besimit bektashi, por popullsia qe i ka qendruar besnike me shume se kushdo, eshte ajo e Lazaratit. Historikisht ata e kane frekuentuar dhe mbajtur me kembe Teqene e Zallit nga ku doli edhe disidenti Dervish Rexhepi qe krijoi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes teqene bektashiane afer Detroitit. Amerika jo vetem e mbeshteti, por i dha godina dhe truall ne Michigan. Kjo teqe u be strehe, frymezim kombetar dhe rezidence bujare e emigranteve shqiptare.

Lazarati ne kohen e diktatures komuniste eshte anatemuar, persekutuar dhe ka pesuar goditje te njepasnjeshme pikerisht sepse ishte besnik i ketij besimi dhe i kesaj teqeje. Gjeografikisht Teqeja e Zallit edhe sot eshte midis Gjirokastres dhe Lazaratit, ku ka hapesira boshe, por une mendoj se i gjithe fshati Lazarat duhet te jete pjese e ketij shteti. Ata ne cdo periudhe kane dhene prova te autoktonise, pavaresise dhe besnikerise ndaj kombit shqiptar.

Ndodhen ne kufirin e minoritetit grek, pikerisht me fshatin e madh Dervician ku kohet e fundit Micotaqi ka derguar monumentin e babait te tij. Lazarati nuk ka krijuar asnje konflikt me minoritetin grek, asnje hasmeri, asnje vrasje, eshte model i marredhenieve vellazerore midis kombeve. Jane nje popullsi me tradita dhe dinjitet, kompakte dhe burrerore, te palekundur ne bindjet e tyre.

Gjirokastra mban sot vendin e pare per turizem, do te jete interesante po qe se disa mjedise te Teqese se Zallit do te kthehen ne muze duke ekspozuar historine e bektashizmit dhe qendresen nder vite. Bektashizmi njihet per tolerancen, prakticitetin dhe respektin ndaj njeriut, grua apo burre qofte. Bektashizmi nuk lufton asnje fe tjeter, ose besim. Jeton ne harmoni me orthodokset, katoliket dhe izraelitet, etj.

Bektashizmi e urren luften dhe ne cdo moment promovon paqen, bashkejetesen fetare dhe unitetin kombetar. Kryegjyshata ne Tirane ka godinen, 11 ha toka dhe administraten, por nuk ka popullsine, besniket e vet, ndersa populli i Teqese se Zallit eshte aty, Lazarati. Nuk ka kuptim nje administrate pa popullsine e vet. Teqeja e Zallit ka fshatin Lazarat, te vecante dhe origjinal ne cdo drejtim. Pikerisht aty duhet te jete Shteti Sovran Bektashi.