Po zhvillohet në “Olimpico” takimi përmbyllës i javës në Serie A. Lazio po humbet 0-2 ndaj Fiorentinës.
Shqiptari Elseid Hysaj ka hyrë në fushën e lojës për të ndryshuar situatën. Legjionari e nisi takimin si zëvendësues, pas pozicionit titullar në Europa League, por ja kur ka ardhur momenti të ndihmojë lacialët edhe në ditën e sotme.
Mesa duket tekniku baroni po e shikon situatën e vështirë të mbrojtjes së “shqiponjave” dhe ndaj ka vendosur të ndryshojë diçka duke lëvizur lojtarin kuqezi. Pas pësimit të 2 golave nga “violat”, aktivizimi i futbollistit të Kombëtares në minutën e 66-të synon riparimin e difekteve prapa.