Sport

Leao nuk i “ngjit” Fonsecas, ylli portugez mund të lërë Milanin për gjigantin spanjoll

Që nga nënshkrimi i Paulo Fonsecas me Milanin, marrëdhënia e trajnerit nuk ka qenë ndër më të mirat me Rafael Leaon. Situata në Milano mund të sjellë një largim të numrit 10 të kuqezinjve.

Një nga alternativat konkrete për 24-vjeçarin portugez është në Spanjë ku interesohet vazhdimisht Barcelona. Ylli i Milanit është prej kohësh një nga objektivat kryesorë të klubit blaugrana.

Sipas asaj që raporton spanjollja “Marca”, Jorge Mendes edhe pse nuk është menaxheri i Leaos, ia ka sugjeruar presidentit Laporta sulmuesin e Portugalisë.

Për të filluar negociatat me Milanin, drejtuesit e Barcelonës duhet të ulen në tavolinë me të paktën 75 milionë euro.