Sport

Legjenda bardheblu e portës vëren paraqitjen dinjitoze të Ismajlit pavarësisht humbjes ndaj Gjimshitit: Bëri shumë mirë, Empoli di si të qaset

Ish-portieri i Tiranës, Ilion Lika ka folur për fitoren e Atalantës 3-2 me Empolin, që arrin një shifër të jashtëzakonshme prej 11 fitoresh.

Lika lavdëron paraqitjen e Ismajlit, si dhe të Empolit që tregon forcën e madhe, çka shumë pak e prisnin sot ndaj klubit të Gjimshitit. Legjenda e portës bardheblu ka fjalë edhe për Lookman, që u shpall ‘Lojtari më i Mirë i Vitit”, sa i takon Afrikës.

“Empoli ka treguar se di të qaset ndaj të mëdhajave.

Ismajli bëri paraqitje shumë të mirë. Kjo ishte ajo që nuk e prisnin shumë veta, një paraqitje dinjitoze të Empolit.

Fitorja e Atalantës ishte e pritshme. E merituan të fitonin. Kanë një ecuri shumë të mirë, prej 11 ndeshjesh.

Lookman është një lojtar tejet cilësor. De Keteleare s’e kam parë kurrë kaq mirë.”, u shpreh Lika.