Rajon

Lëkundje të forta tërmeti në Serbi, dridhjet e tokës ndihen edhe në Kosovë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në Serbi. Një tërmet 4 ballësh mësohet se ka goditur Serbinë pak minuta më parë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ishte i thellë 6 km, ndërsa zona e prekur ishte Kragujevaci dhe Trstenik të Serbisë.

Ndërkaq, lëkundjet raportohet se janë ndier edhe në Kosovë.