Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, bekimi i parë erdhi orët e para të mëngjesit, kur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” erdhi në jetë Klejtus! Kjo është edhe Krishtlindja e tij e parë ndërsa për nënën e tij mrekullia e dytë e jetës së saj.
“Jam shumë e lumtur, që kam lindur ne një ditë besimtarësh. Jemi të dy shumë mirë me shëndet, djalin e kam lindur me peshë 3.5g…. Unë kam ardhur në orën 1 në spital dhe linda në orën 6”, shprehet ajo.
Manjola Rusi, është 31-vjeçarja nga Burreli që solli në jetë fëmijën e parë për Krishtlindje. Ajo thotë se Klejtus i dhuroi përjetime të forta, të njëjta emocione si para 9 vitesh, ku në jetë solli fëmijën e parë.
“Është një ndjesi shumë e mirë, pothuajse si herën e parë. Djalin e madh e kam 9 vjeç”, tregon ajo. Në këto ditë feste, urimi i Manjolës shkon për të gjitha nënat shtatzëna. “Ju uroj nënave të sjellin fëmijët e tyre të shëndetshme në këto ditë Krishtlindje”, u shpreh ajo.