Politikë

“Lironi Berishën dhe Salianjin”, Deputetët e opozitës 60 minuta protestë para Parlamentit Europian. Paloka: Informuam PPE-në për burgosjet politike

Opozita protestoi për 60 minuta para Parlamentit Evropian në Starsburg.

Me pankartë në duar demokratët kërkuan lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe të Ervin Salianjit, pasi ky i fundit po vuan dënimin në burgun e Fierit. Ndërkohë policia mori masa duke rrethuar zonën.

Demokrati Edi Paloka në mbyllje të protestës tha se PD nuk është për mosbindje civile në Strasburg, ndërsa shtoi se partitë popullore evropiane mbështesin Partinë Demokratike në luftën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Janë informuar për sulmin e vazhdueshëm të opozitës, burgosje politike, ndikimin e krimit të organizuar në situatën në vend. Partitë popullore evropiane mbështesin partinë demokratike. Partitë popullore do të mbështesin PD në luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto janë informacionet, vazhdojnë takimet në pjesën tjetër të ditës. Nuk jemi për mosbindja civile në Strasburg”, tha Paloka.

Agjenda e demokratëve ishte e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tuboi me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do loboi tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri, raporton Top Channel.

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.