Aktualitet

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po grabitin arkën e shtetit

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën Janar–Gusht 2025 evidenton shkelje serioze financiare me efekte negative në buxhetin e shtetit në vlerën totale 2.4 miliardë lekë. Sipas KLSH, 112 milionë lekë përbëjnë dëm ekonomik të drejtpërdrejtë, ndërsa mbi 2.29 miliardë lekë lidhen me menaxhim joefektiv të fondeve publike, për të cilat janë dhënë 148 rekomandime…

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur një panoramë alarmante të shkeljeve financiare në administratën publike, duke konstatuar efekte negative në buxhetin e shtetit në vlerën totale 2,404,623 mijë lekë gjatë periudhës Janar–Gusht 2025. Sipas raportit zyrtar, janë dhënë 148 rekomandime për institucione qendrore dhe vendore, ku 112,257 mijë lekë përbëjnë dëm ekonomik të drejtpërdrejtë, ndërsa 2,292,366 mijë lekë lidhen me menaxhim joefektiv të fondeve publike.

Raporti tregon se dëmi ekonomik është konstatuar 57% në fushën e shpenzimeve dhe 43% në fushën e të ardhurave. Në shpenzime, 90% e dëmit vjen nga shkeljet në procedurat e prokurimit dhe zbatimit të kontratave, përfshirë likuidime për punime të pakryera, punime jashtë specifikimeve teknike dhe mosllogaritje të kostove përfundimtare të projektimit, me një vlerë prej 57,445 mijë lekë. Ndërkohë, në të ardhurat, rreth 96% e problematikës lidhet me aktivitetin doganor, ku KLSH evidenton mosarkëtim detyrimesh, përjashtime të padrejta nga TVSH, vlerësime të gabuara të importeve dhe trajtim të gabuar të shkeljeve doganore.

Lista e institucioneve me shkelje është e gjatë. Në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve, KLSH evidenton problematika serioze te Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Administratat e Zonave të Mbrojtura në Tiranë, Kukës, Berat dhe Vlorë, bashkitë Elbasan, Fier, Fushë Arrëz, Has, Maliq, Sarandë, Shkodër dhe Tropojë, si dhe te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Rinas. Shkelje janë konstatuar edhe te Korporata e Investimeve Shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Publike, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Ministria e Financave, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Cirkut i Tiranës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Sipas raportit, vetëm në fushën e të ardhurave nga menaxhimi joefektiv janë konstatuar 1,768,832 mijë lekë, ose rreth 77% e totalit, kryesisht në qeverisjen vendore për taksa dhe tarifa të pambledhura, mosaplikim kamatëvonesash për përdorimin e pronave publike dhe detyrime të paarkëtuara nga shkelje mjedisore dhe veprimtari të kundërligjshme. Në shpenzime, shkeljet kapin vlerën 523,534 mijë lekë, ku një pjesë e madhe lidhet drejtpërdrejt me prokurimet publike dhe disiplinën buxhetore.

Raporti i KLSH ngre sërish pikëpyetje të forta mbi kontrollin e brendshëm financiar, përgjegjshmërinë e drejtuesve të institucioneve dhe mungesën e ndëshkimit për shkeljet e përsëritura, ndërsa dëmi për buxhetin vijon të rritet nga viti në vit. /Pamfleti

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po

Lista/ 2.4 mld lekë abuzime, kush janë institucionet që po