Dinamo përballet me Elbasanin, si klub pritës në “Elbasan Arena”. Sfida është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare.
LIVE
DINAMO 3-1 ELBASANI
40′(ag) Lulaj
NGJARJET KRYESORE
60′ Karton i verdhë për Olberkis tek Elbasani, që shkakton faull.
56′ Zëvendësim tjetër nga Gvozdenoviç. Gava i merr vendin Hakajt.
53′ Mungojnë rastet e pjesës së parë dhe pse Elbasani është kërkues për barazimin.
46′ Nis pjesa e dytë. Arsen Kasa merr vendin e Gjonit, që u fut nga stoli në 45 minutat e para.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Dinamon.
45+2′ Karton i verdhë për Alijin që e pëson nga protestat.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
40′ GOOOL! Dinamo kalon në avantazh. Është Abalora që nuk largon si duhet, teksa topi përfundon te Lulaj që shkakton autogol. (VIDEO)
30′ Mandela lëviz bukur në zonën e Elbasanit. Mbrojtja verdheblu largon topin në këndore. (VIDEO)
25′ Karton i verdhë për Meksin, që shkakton faull.
21’ Teqja largon topin, që u godit nga këndorja. Portieri i Dinamos dëmtohet gjatë kësaj ndërhyrje, ku devijoi një top që do të gjente rrjetën. (VIDEO)
20’ Arsen Kasa provon të shënojë supergol. Teqja i mohon gjithçka. (VIDEO)
18’ Portieri Teqja mbyll krosimin e Gjonit në zonë. Topi vendoset në kontrollin e Dinamos. (VIDEO)
12′ Ndërhyrje e Lilës ndaj Zabërgjas. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)
11′ Rast i rrezikshëm te Dinamo. Hakaj devijon në këndore. (VIDEO)
10′ Gjoni merr vendin e Lleshit të dëmtuar tek Elbasani.
7′ Tension mes Ilir Dajës dhe pankinës kundërshtare, teksa Lleshi lë fushën e lojës. (VIDEO)
5′ Lleshi ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor pas ndërhyrjes së gabuar ndaj tij. Sulmuesi i momentit te Elbasani nuk mund të vazhdojë. (VIDEO)
2′ Goditja e parë nuk gjen kuadratin. Provon Qefalija te Dinamo. Më pas Abalora gabon në pasimin e tij, teksa nis nga fundorja. Detyrohet të presë një goditje në portën e tij. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Elbasan.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja, Zabërgja, Mandela, Karamba, Nani, Qefalija, Hoxha, Meksi, Aliji, Loran, Toli
Trajner: Ilir Daja
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Tsage, Ibrahim, Kasa, Lleshi, Hakaj, Qose, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
