Sport

LIVE DINAMO-ELBASANI/ Sfidë e luftuar, një autogol vendos pjesën e parë (VIDEO)

Dinamo përballet me Elbasanin, si klub pritës në “Elbasan Arena”. Sfida është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

LIVE

DINAMO 1-0 ELBASANI

40′(ag) Lulaj

NGJARJET KRYESORE

45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Dinamon. 

45+2′ Karton i verdhë për Alijin që e pëson nga protestat.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

40′ GOOOL! Dinamo kalon në avantazh. Është Abalora që nuk largon si duhet, teksa topi përfundon te Lulaj që shkakton autogol. (VIDEO)

30′ Mandela lëviz bukur në zonën e Elbasanit. Mbrojtja verdheblu largon topin në këndore. (VIDEO)

25′ Karton i verdhë për Meksin, që shkakton faull.

21’ Teqja largon topin, që u godit nga këndorja. Portieri i Dinamos dëmtohet gjatë kësaj ndërhyrje, ku devijoi një top që do të gjente rrjetën. (VIDEO)

20’ Arsen Kasa provon të shënojë supergol. Teqja i mohon gjithçka. (VIDEO)

18’ Portieri Teqja mbyll krosimin e Gjonit në zonë. Topi vendoset në kontrollin e Dinamos. (VIDEO)

12′ Ndërhyrje e Lilës ndaj Zabërgjas. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

11′ Rast i rrezikshëm te Dinamo. Hakaj devijon në këndore. (VIDEO)

10′ Gjoni merr vendin e Lleshit të dëmtuar tek Elbasani.

7′ Tension mes Ilir Dajës dhe pankinës kundërshtare, teksa Lleshi lë fushën e lojës. (VIDEO)

5′ Lleshi ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor pas ndërhyrjes së gabuar ndaj tij. Sulmuesi i momentit te Elbasani nuk mund të vazhdojë. (VIDEO)

2′ Goditja e parë nuk gjen kuadratin. Provon Qefalija te Dinamo. Më pas Abalora gabon në pasimin e tij, teksa nis nga fundorja. Detyrohet të presë një goditje në portën e tij. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Teqja, Zabërgja, Mandela, Karamba, Nani, Qefalija, Hoxha, Meksi, Aliji, Loran, Toli

Trajner: Ilir Daja

Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Tsage, Ibrahim, Kasa, Lleshi, Hakaj, Qose, Lila

Trajner: Ivan Gvozdenoviç