Sport

LIVE JAGIELLONIA-DINAMO/ Mbrojtja dinamovite “fut ujë”, polakët shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Dinamo luan sot në transfertë përballë Jagiellonias ndeshjen e parë në fazën play-off të Ligës së Konferencës, ku blutë kryeqytetas janë kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre.

Trajneri Ilir Daja kishte punë për të bërë gjatë javës pas kualifikimit përballë Hajduk Split, pasi fillimisht i është dashur që të gjejë një zëvendësues për Zabërgjën e larguar drejt Ukrainës. Më pas, atij i është dashur të zgjidhë si gjithmonë problemet në qendër të mbrojtjes, ku kryeqytetasit kanë improvizuar edhe këtë radhë me dyshen Aliji-Meksi.

LIVE JAGIELLONIA-DINAMO 2-0

Imaz 12′, Pululu 34′

KOMENTI LIVE: 

36′ Dinamo provon të kundërpërgjigjet me Dejvi Bregun që provon nga goditja e dënimit, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

34′ GOL JAGIELLONIA 2-0/ Mbrojtja e “arnuar” e Dinamos “fut ujë”, vendasit shënojnë edhe golin e dytë me Pululun, që gjuan saktë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO) 

26′ Pranë golit të dytë Jagiellonia me Imaz, por tentativa e tij në afërsi të pikës së penalltisë, shkon mbi kuadrat.

22′ Dinamo provon të fitojë terren, duke shtyrë përpara, por janë të vend0sur mjaft mirë vendasit e Jagiellonias.

12′ GOL JAGIELLONIA 1-0/ Mbrojtje e brishtë e Dinamos, vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me Imaz. Futbollisti përfiton nga gabimi i portierit Teqja. (VIDEO) 

9′ Ndeshja ka nisur me aksione mjaft të bukura nga të dyja portat, teksa vendasit shfaqen më kërkues, duke rrezikuar ndjeshëm portën e Teqjas. Pululi provon me të djathtën brenda zonës, tentativa e tij ishte qendrore.

5′ Shans i artë për Dinamon, me Dejvi Bregun, që del i vetëm përballë portierit, gjuan, por topi përplaset në trupin e portierit. (VIDEO)

4′ Gabim i portierit Teqja, për pak sa nuk i dhuron golin e avantazhit vendasve. (VIDEO)

1′ Vendasit gjejnë rrugën e rrjetës në sekondën e 45-të me Pululu, por VAR-i shpëton skuadrën shqiptare, pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

JAGIELLONIA: Abramovicz; Uojtuszek, Bernardo Vital, Kobajashi, Udovik; Pozo, Romanczuk, Flaç; Pietuszevski, Pululu, Imaz

Trajner: Adrian Siemieniec

DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha

Trajner: Ilir Daja