Kosova luan sot sfidën e saj të dytë në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Suedisë, e ndërgjegjshme që i duhet një reagim pas humbjes së thellë të pësuar në Zvicër në sfidën e pak ditëve më parë.
Trajneri Foda ka bërë ndryshime të shumta në formacion dhe bie në sy se ka hedhur nga minuta e parë në fushë edhe Baton Zabërgjën, duke shpresuar që forma e mirë e tij të ndihmojë “Dardanët” të arrijnë një rezultat pozitiv në këtë duel.
LIVE KOSOVË-SUEDI 2-0
26′ Rexhbeçaj, 42′ Muriqi
NGJARJET KRYESORE
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Kosovës.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ GOOOL KOSOVA! Përsëri një rast i Suedisë që kthehet në gol me një kundërsulm fantastik, këtë herë me Muriqin i cili shënon një gol spektakolar. (VIDEO)
34 Avdullahu tenton me një gjuajtje tokazi nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit.
31’ Tjetër tentativë e rrezikshme e Saletros nga jashtë zonës, sfera nuk shkon në katërkëndorin e “Dardanëve”. (VIDEO)
28’ Bernhardson me kokë ka mundësinë të rrezikojë portën e Kosovës, por çon topin në duart e Muriç.
26’ GOOOL KOSOVA! Muriç shmang golin në portën e tij dhe niset një kundërsulm i shpejtë i finalizuar nga Rexhbeçaj. (VIDEO)
23’ Saletros provon me të majtën nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Muriç.
22’ Harkim interesant në zonë për Muriqin, por sulmuesi nuk ia del të kontrollojë siç duhet topin për të gjuajtur.
18’ Suedia merr kontrollin e manovrës, por pa arritur të krijojë momente të rrezikshme para portës së Muriç.
10’ Rrahmani del me shpejtësi në sulm në të majtën pata portës, gjuajtja e tij shkon jashtë ndërsa gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO)
8’ Top në thellësi në qendër për Muriqin, portieri i Suedisë del me shpejtësi dhe kontrollon sferën.
4’ Tjetër tentativë e sulmuesit në zonën e Kosovës, sfera shkon larg katërkëndorit.
3’ Gyokeres kërkon penallti pas një kontakti me Muriç, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Prishtinë.
FORMACIONET ZYRTARE
