Sport

LIVE MILAN-ROMA/ Rihapet sfida, Dovbik hyn në fushë dhe shkurton diferencën (VIDEO)

Milani dhe Roma luajnë sot për një biletë në gjysmëfinale te Kupës së Italisë, një trofe i cili merr rëndësi të veçantë për këto skuadra pasi në Serinë A nuk kanë mundësi për ta mbyllur turneun me fitoren e tij.

Në ndeshjen e sotme Konseisao i ka besuar menjëherë një vend në sulm Santiago Himenezit, i afruar pak ditë më parë në radhët e kuqezinjve. Ndërkohë, jashtë mbetet Rafael Leao, i cili e nis duelin nga stoli.

Edhe te Roma ka lëvizje të mëdha, me Dibala në fushë, por me Dovbik i cili pret të aktivizohet në pjesën e dytë të ndeshjes nga Ranieri.

LIVE MILAN-ROMA 2-1
16′, 42′ Abraham / 54′ Dovbik

Goli i Dovbik (VIDEO)

Uoker godet traversën (VIDEO)

Menja ndal goditjen e dënimit të Dibala (VIDEO)

Goli i dytë i Abraham (VIDEO)

Pisili godet traversën (VIDEO)

Tomori gjuan jashtë me kokë (VIDEO)

Menja çon mbi traversë gjuajtjen e Shumurudov (VIDEO)

Goli i Abraham (VIDEO)

Menja pret gjuajtjen me kokë të Dibala (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-3-3): Menja; Uoker, Tomori, Pavloviç, Teo Hernandez; Musah, Fofana, Reijnders; Himenez, Abraham, Pulisiç.
Trajner: S. Konseisao

ROMA (4-3-2-1): Svilar; Çelik, Humels, N’Dika, Angelino; Pisili, Paredes, Kone; Dibala, Salemakers; Shomurodov.
Trajner: K. Ranieri