Sport

LIVE SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Spektakël i shkodranëve, Mala shënon golin e tretë (VIDEO)

Skënderbeu përballet me Vllazninë në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Korçarët vijnë në këtë duel pas barazimit në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që Vllaznia mposhti Tiranën 2 me 1. Janë publikuar dhe formacionet zyrtare të sfidës që luhet në Korçë, ku të dy trajnerët si Gjoka dhe Brdariç kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

LIVE: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-3

Balaj 25′ (p), 61′, Mala 75′

KOMENTI LIVE: 

78′ Traversa i vjen në ndihmë Prençit, që për pak sa nuk shkakton autogol. (VIDEO) 

75′ GOOOOL VLLAZNIA 0-3/ Shkodranët të papërmbajtshëm, shënojnë edhe golin e tretë me Malën, pas asistit të Kahrimanoviç (VIDEO) 

66′ Shënon sërish Bekim Balaj, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Stojanoviç. (VIDEO) + (VIDEO)

61′ GOOOOL VLLAZNIA 0-2/ I pandalshëm Bekim Balaj, bomberi shkodran kompleton dopietën personale. (VIDEO) 

51′ Alia bën heroin dhe i mohon një gol të sigurt Balajt. Vendimtare ndërhyrja e gardianit korçar. (VIDEO) 

49′ Pranë golit Skënderbeu me Balajn, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, Rashica mbetet në dhomat e zhveshjes, vendin e tij e merr Çuçka.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

38′ Rast i artë për Skënderbeun me Rashicën, por vendimtare ndërhyrja e Gurishtës që ndal sulmuesin e skuadrës korçare. (VIDEO) 

25′ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Balaj nuk fal, sulmuesi shkodran tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

24′ Ndëhyrje naive e Dumfur ndaj Malës, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Xhaja akordon penallti për Vllazninë. (VIDEO) 

20′ Pranë golit Skënderbeu, me Jurin, por braziliani nuk arrin të devijojë shumë pranë vijës fatale, një top të harkuar nga Doka. (VIDEO)

12′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Shaqen, por gjuajtja e mbrojtësit shkon jashtë kuadratit.

7′ Provon Vllaznia me Balajn, por tentativa e tij ndalet nga Aliaj.

5′ Minuta të qeta, miqtë shfaqen më kërkues, por mungojnë rastet konkrete në portat respektive.

1′ Starton me 1 minutë heshtje në nder të Sabah Bizit dueli mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

bandicam 2025-01-19 16-31-08-958

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Dumfur, Estrela, Doka, Balaj, Shaqe, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Stojanoviç

Trajner: Tomas Brdariç

Screenshot 2025-01-19 154328