Sport

“Lojtar i rrallë”, trajneri i Torino vlerëson Ardian Ismajlin: E vështirë të gjesh dike si ai

Trajneri i ri i Torino, Roberto D’Aversa, në daljen e tij të parë publike pas marrjes së drejtimit të skuadrës, ka vlerësuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Tekniku italian u shpreh se Ismajli ka zhvilluar një nga sezonet e tij më të mira, pavarësisht disa problemeve fizike që e kanë shoqëruar gjatë edicionit. Sipas D’Aversës, karakteri dhe përkushtimi i mbrojtësit shqiptar janë cilësi të rralla në futbollin e sotëm.

Ismajli pati sezonin e tij më të mirë, por pati edhe probleme. Është luftëtar, luajti me dorë të thyer. Është e vështirë të gjesh lojtarë si ky sot, me këtë shpirt”, deklaroi D’Aversa.

Ardian Ismajli ka regjistruar 17 paraqitje në sezonin e tij të parë me Torinon, duke u shndërruar në një nga alternativat në repartin defensiv të skuadrës. Vlerësimi publik i trajnerit pritet të forcojë më tej pozitat e tij në ekip për pjesën e mbetur të sezonit.