Një lojtari i ri do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Më në fund një emër e ri pas shumë kohësh do të shfaqet në listën e Kombëtares tonë, për ndeshjen e shtatorit që do të zhvillojmë kundër Letonisë.
Bëhet fjalë për Tomas Guidarën, i cili do të vishet kuqezi. Një emër i folur që në kohën e Panuçit, por atëherë lëvizja nuk do të konkretizohej për shkak se Panuci do të largohej në saj të mungesës së rezultateve. Më pas emri i Guidarës është rishfaqur me Silvinjon dhe me Zabaletën që nuk mund t’i ikte Guidara në Argjentinë.
Një lëvizje e mirë kjo nga ana e Shqipërisë pasi Guidara luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Pavarësisht moshës jo të vogël, 29-vjeç, duke parë performancat e dobëta të Balliut dhe uljen e tij në stol në Spanjë, Guidara do të ishte një zgjidhje ideale për të rivalizuar Elseid Hysajn për një vend titullari, që pas ndeshjes me Serbinë, ka rifituar zemrat e tifozëve shqiptarë. Ndërkohë nëse Silvinjo do të shkarkohej pas barazimit me Letoninë, Guidara do të kthehej si një “mallkim” për trajnerët e Shqipërisë që e kërkonin atë pasi kjo ndodhi me Panucin që u shkarkua dhe nëse ripërsëritej me Silvinjon, do të ishte shumë.