Lorena Goxhobelli firmos shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.
Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.
Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.
Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.
Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.
Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.
Në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Tani 55 punonjës që janë në Vlorë, do të duhet të lëvizin në kryeqytet.