Luajti në tri nga pesë ligat kryesore të Europës, mesfushori shqiptar gjen klub të ri
Valon Berisha mund ta vazhdojë karrierën te Zeljeznicar. Në Bosnjë raportohet se palët janë drejt akordit përfundimtar.
Mesfushori shqiptar do të largohej kështu nga LASK ku i përfundon kontrata në fund të sezonit. 32-vjeçari i lindur në Malmo të Suedisë numëron 52 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës.
Berisha ka luajtur në Norvegji, Austri, Itali, Gjermani, Francë dhe Australi. Eksperiencat e tij bëjnë që te Zeljeznicar të pritet me shumë besim, për të bërë ndryshimin.