Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi në rrjetin social në faceboook ka denoncuar një rast në Patos ku ka nisur blerja e votave nga socialitët. Baçi shprehet se detyra e tyre si opozitë është që të parashtrojnë programin e partisë në të gjitha fushat dhe të jenë në kontakt me qytetarët.
“Ne Patos, filluan me shperndarjen e “ndihmave” per vota!
Sinqeriteti i zoterise qe ka marre “ndihmen” tregon paturpesine e bashkise Patos dhe “sponsoreve” te saj, qe kur e pyesin se çfare ju dhane!
Ai thote:
“Di gje une, gure mbase ka kur te vete ne shtepi do ta hap dhe do ta shikoj!”
Pra nuk kane asnje ide qytetaret e varfer se me çfare statusi i marrin keto ndihma, dine vetem se i marrin nga bashkia e socialisteve te ” ndershem” dhe qellimi eshte vota e 11 Majit!
Degjojeni me vemendje biseden dhe pastaj nxirrni konkluzionin!
Organet ligjzbatuese duhet te vihen ne levizje dhe te fillojne hetimet.
Situata eshte e dukshme dhe nuk le vend per dyshime, ka filluar, vjedhje dhe manipulimi i votes per zgjedhjet e 11 Majit!
Detyra jone si opozite eshte, te parashtrojme programin e partise demokratike ne te gjitha fushat, te jemi ne kontakt, me qytetaret, te njihemi me hallet e tyre dhe te bejme te pamunduren per permiresimin e jetes se tyre me ardhjen ne pushtet….
Eshte detyre e organeve ligjzbatuese te merren me abuzimin, vjedhjen dhe korrupsionin ne cdo dite te vitit, se per kete pune paguhen, por aq me teper ne nje vit zgjedhor dhe ne nje vit zgjedhor krejte te veçante si ky qe jemi!
Gjithesesi, fale qytetareve kurajoz dhe guximtar po ju veme ne dispozicion, sjellje te tilla te pushtetareve te Rames.
Veproni filloni hetimet!”, shkruan Baçi.