Politikë

“Lubia fle në krim”, Balliu: Djali i Ballukut mori dhuratë shtëpi 133 m²

Deputeti demokrat Klevis Balliu i është përgjigjur zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila e akuzoi se familjarët e tij dikur kanë përfituar fonde nga shteti.

Duke folur për mediat jashtë kuvendit, Balliu tha se djali i Ballukut ka marrë një shtëpi dhuratë prej 133 metra katrorësh, megjithëse jeton në Vienë, ndërsa shumë të rinj shqiptarë nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi.

Bashkëjeton në krim, fle në krim dhe duhet të ishte në burg,” tha Balliu, duke theksuar se akuzat e Ballukut ndaj tij janë të pabazuara dhe kanë për qëllim të fshehin përdorimin e fondeve publike për interesat e saj dhe familjes.

Sipas deputetit të PD, Lubia (siç e quan aid he opozita), ka paratë e të gjithë shqiptarëve, të cilat i bën çanta dhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë.

Dhe sot kjo lubia nga Greqia tregon të flasë e të tregojë se cfarë është vjedhja. Është përgjegjëse për sigurinë e shqiptarëve në rrugën Korçë-Ersekë. Nuk i bënte kolaudimin. Kjo zonjë nga mëngjesi në darkë, bashkëjeton në krim, fle në krim, duhet të ishte në burg”, tha Balliu.

Ndërkohë Balluku në parlament përmendi rastin e tezes së deputetit, të cilën e akuzoi se ka qenë e përfshirë në një kompani që përfitonte fonde publike.

Merrte fonde 150 milionë euro nga shteti. Rast unik në Shqipëri. Po të kishte qenë SPAK atëherë, do të ishte ende në burg,” tha zv.kryeministrja.