LifeStyle

Luiz Ejlli e shijon të premten me Lunën buzë liqenit të Tiranës

Një ditë me diell e të bukur si kjo e sotmja, artisti i shumënjohur Luiz Ejlli vendosi që ta kalonte me vogëlushen e tij, Luna Marinë.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjet, artisti na zbulon se nën shoqërinë e Lunës, e cila ndodhet në karrocën e saj, po e shijon ditën e sotme buzë liqenit të Tiranës.

E ku ka më mirë sesa ta shijosh fundjavën me familjen tënde! Sakaq mbrëmjen e djeshme, Luizi na zbuloi se po kalonte momente romantike bashkë me partneren e tij, moderatoren Kiara Tito.

Kujtojmë se dyshja u shfaqën në ambientet e një hoteli, që lë të nënkuptohet se kanë patur ndonjë pushim të shkurtër së bashku.