Milot Rashica bëri një super paraqitje në Europa League në mesjavë. Kësaj here shqiptari ishte titullar në kampioant, ku një surprizë e veçantë e priste.
Dardani pati vizitorë special në stadium, të cilët i takoi sapo takimi i ligës turke mes Besiktas dhe Antalyaspor u mbyll. Klubi i Vushtrrisë ishte i pranishëm në impiantin e qytetit turk të Antalyas për të përcjellë nga afër “yllin” e përfaqësueses.
Kujtojmë, që skuadra nga Kosova është ish-ekipi i Milotit. Lojtari i “shqiponjave” u ngjit lart në stola dhe bëri fototgrafi me të gjithë futbollistët duke respektuar kështu klubin shqiptar.
Rashica luajti për të gjithë takimin e Superligës turke, sepse e nisi si titullar pas asaj performance brilante në arenën europiane. Ndërkohë, Vushtrria ndodhet në Turqi për arsye të kampit përgatitor.
Shumë klube dardane kanë zgjedhur qytetin ku luajti anësori shqiptar si vend për përgatitjet para rinisjes së kampionatit. Një ndër to është edhe ish-klubi i Kaçes, Gjilani që po ashtu kreu një takim të bukur me Mirlidn Dakun para disa ditësh.