Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Siç shihet edhe në video, policia ndodhet në vendngjarje por ambulanca nuk duket gjëkundi për ti dhënë ndihmë të plagosurit i cili është shtrirë mbi bordurë.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në humbjen e kontrollit të mjetit.