Kronikë

Makinat bëhen copash në aksin Fier-Seman, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman në rrugën Hoxharë e vjetër.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por raportohet se dy automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut.