Kulturë

Mall për një nga duetet më të mirë shqiptare Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu

Pavarësisht sukseseve të shumta të tjera të saja, duetet e Liljana Kondakçiut me këngëtarin Luan Zhegu, mbeten ndër interpretimet dhe këngët më të spikatura të skenës muzikore shqiptare.

Që nga edicioni i 6-të, pothuajse pa munguar në asnjë nga edicionet e tjera të Festivalit të RTSH-ës, Liljana ka punuar edhe si redaktore muzikore në RTSH.

Çdo vit ajo është shpërblyer me çmime në Festivalet e Interpretuesve. Kujtojmë edhe Festivalet e Pranverës me këngët: “Erdhën dallandyshet”, “Pranvera e jetës sonë”, “Mall”, “E shtrejta toka ime”.

Është e njohur edhe për interpretimin e shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë si: “Udhëtim në pranverë”, “Kur po xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël”, “Fejesa e Blertës”, “Kur bien maskat”, “Ëndërr për një karrige” etj. Liliana ka interpretuar edhe në dy filma shqiptarë.

Në filmin “Udhëtim në pranverë”, ajo interpreton rolin kryesor të një këngëtareje të quajtur Valbona. Nga ky film kanë dalë edhe dy hite tjera të Liljanës si: “Udhëtim në pranverë” në duet me Avni Mulën dhe kënga tjetër “Jam nga e gjithë Shqipëria”.

Në vazhdim po ju sjellim këngën “Pranë detit” të kënduar nga Liljana Kondakçi në duet me Luan Zhegun: