“Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot”.
Kështu mësohet të jetë shprehur sot Erion Veliaj në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në GJKKO.
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time.
I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diel, edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot.
Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”, mësohet të jetë shprehur Veliaj në sallën e gjyqit.
Ndërsa ka reaguar prokurori i çështjes: “Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri”.