Mançester Siti është tërhequr nga gara për shërbimet e Florian Virtc. Klubi anglez do të vendoste një rekord me transferimin e sulmuesit gjerman, që pritej të kalonte shifrën e paguar për Grilish. Për këtë të fundit Siti shpenzonte rreth 120 milionë euro.
Vetë Virtc ka si dëshirë kryesore Bajern Mynih. Gjigantët bavarezë janë po ashtu të gatshëm ta transferojnë nga Bajer Leverkusen.
22-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Real Madrid ishte tjetër klub i interesuar për shërbimet e fantazistit, aftësitë e të cilit njihen mjaft mirë nga trajneri i ri Çabi Alonso.
Në 31 ndeshje të luajtura përgjatë kampionatit, Virtc ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 10 të tjerë. Në Champions la shenjën e tij te 6 gola.