Sport

Marrin fund vuajtjet, Tirana rikthehet në kryeqytet

Tirana më në fund do të rikthehet sërish në kryeqytet. Bardheblutë ndeshjen e radhës do ta luajnë në “Arenën Kombëtare”.

Ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” do të presin Egnatian për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 21-të të Superiores, duele këto shumë të rëndësishme për rrugëtimin e ekipeve. Një sfidë ku kryeqytetasit do të luajnë “all-in” vetëm për fitoren, e cila do t’i ndihmonte të dilte nga zona e ftohtë.

Një lajm i mirë ky për klubin dhe tifozët, ku këto të fundit priten të jenë më shumë në mbështetje të skuadrës së tyre, pasi ndaj kampionëve aktuale do të luajnë në kryeqytet. Duel ky që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 16:30.

Kujtojmë se pas 20 javësh kampionat të zhvilluara deri më tani, Tirana ka mundur të grumbullojë vetëm 18 pikë, duke mbajtur kështu vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit. Gjithashtu janë ekipi që kanë arritur të marrin më pak fitore deri më tani, vetëm 2 të tilla.