Real Madridi po përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Arsenalit në çerekfinalet e Champions League, ku kërkohet një përmbysje pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë. Carlo Ancelotti dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë maksimumin nga të gjithë, sidomos nga Kylian Mbappe.
Francezi, i përjashtuar me karton të kuq në kampionat ndaj Alaves, ka kërkuar falje dhe tani klubi kërkon që ai të fokusohet vetëm te ndeshja e së mërkurës. Objektivi është të rikthehet versioni më i mirë i tij, ai që shënoi tripletë ndaj Manchester City.
Me 32 gola dhe 4 asistime këtë sezon, Mbappe ka treguar vlera, por edhe luhatje. Real Madridi beson se përmbysja ndaj Arsenalit kalon përmes magjisë së tij, dhe për këtë arsye i kërkohet të harrojë gjithçka tjetër dhe të bëjë diferencën në “Bernabeu”.