Fjoart Jonuzi pas largimit nga Tirana duket se ka vendosur të largohet edhe nga Superiorja. Për mesfushorin kanë interes konkret Vllaznia dhe Egnatia, por duket se ekipet e Superiores do të mbeten “thatë”.
Kjo pasi 28-vjeçari ka gjetur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën. Jonuzi me shumë gjas ado të rikthehet në Kosovë, teksa këtë herë pritet të bëhet pjesë e Ballkanit.
Bisedimet mes palëve janë në rrugën e duhur dhe nëse kjo lëvizje do të realizohet, atëherë mesfushori do të rigjente ish-trajnerin e tij, Orges Shehi. Dyshja kanë bashkëpunuar mes tyre edhe te Tirana 2 sezone më parë.
Për Shehin dhe kampionët e Kosovës, afrimi i kuksianit do të ishte një vlerë e shtuar, pasi eksperienca e tij do të jepte siguri në skuadër. Kujtojmë se në karrierën e tij Jonuzi ka luajtur për ekipe si Kukësi, Laçi, Gjilani, Vllaznia dhe Tirana.