Sport

Mbrëmje magjike për Barcelonën, Jamal dhe Levandovski shkruajnë historinë në Champions

Lamin Jamal vazhdon të mahnisë botën e futbollit, duke hyrë në histori si lojtari më i ri që arrin 10 gola në Champions League. Në moshën vetëm 18 vjeç e 248 ditë, ai theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kilian Mbape që nga viti 2017. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme konfirmojnë se ai është një nga talentet më premtues të futbollit modern.

Nga ana tjetër, përvoja vazhdon të ketë vlerë të madhe, siç e tregoi Robert Levandovski me një tjetër arritje historike. Sulmuesi polak u bë lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje të Champions League në moshën 37 vjeç e 209 ditë.

HDt1ihLaYAAiJBK

Ai kaloi kështu rekordin e Filipo Inzaghi, i vendosur në vitin 2010 me Milanin kundër Real Madrid. Këto statistika tregojnë se futbolli është një kombinim perfekt mes talentit dhe eksperiencës.