Rinumërimi në Fier nuk sjell ndyrshime mes partive, Bardho i merr mandatin Çaushit…
Zegjine Çaushi nuk do të jetë deputete në Parlamentin e ri. Pak çaste më parë u mbyll procesi i rinumërimit në Fier dhe Çaushi e ka humbur mandatin për 10 vota.
Më 11 maj, Çaushi u shpall fituese me 64 vota më shumë se Maldrita Bardho. Por, kërkesa për rinumërim e paraqitur nga niciativa “Shqipëria Bëhet” ka ndryshuar totalisht lojën; pas hapjes së gjitha kutive, Bardho ka dalë përpara me 10 vota. Çaushit i janë hequr 48 vota, ndërsa Bardhos i janë shtuar 26 vota, duke përmbysur rezultatin.


Çaushi u bë e njohur për shkak të videove “thumbuese” ndaj kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi. Por duket se tani e mori mësimin se deputete nuk të bëjnë videot dhe talljet, por të bën mbështetja në publik. Po ashtu rinumërimi tregoi se për Çaushin ka pasur lojë të fortë që ajo të bëhej deputete duke i dhënë vota pa të drejtë, të cilat i janë hequr kandidates Bardho.


Por rinumërimi në Fier ka nxjerr në pah një tjetër fenomen, atë të vjedhjes së votave masive brenda partive. Rezulton se Ceno Klosi i PS ka marrë pa të drejtë 831 vota. Ky është rekordi i “vjedhjes” deri më tani.
Ndërsa nga PD ka marrë pa të drejtë 671 kandidatja Silva Hasaj. Dje u paralajmërua nga anëtari i KAS Ledio Braho se do të ketë kallëzim për numëruesit, pasi nuk bëhet fjalë për gabim njerëzor, por për favorizimi kandidatësh.
Sa u takon partive nuk ka ndryshime rezultatesh. PD humbi 147 vota, ndërsa PS-së ju shtuan 30 vota. Shqipëria Bëhet që bëri dhe ankimimin përfitoi vetëm 8 vota. /Pamfleti
