Ka nisur mitingu që shënon hapjen zyrtare të fushatës së socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit. Kryeministri Edi Rama është vendosur mes disa zonjave me kapele në kokë dhe bluzë me yll, teksa skenogrfia ka në fokus pikërisht një yll.
Socialistët janë çuar duke kërcyer valle dhe nuk kanë munguar daullet.
Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama.
Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.