LifeStyle

“Me Ilnisën nuk kam kontakte”/ Meriton Mjekiqi i kthehet sërish historisë me moderatoren e njohur

Modernatori Meriton Mjekiqi i ftuar në emisionin “Ndryshe”me Salsano Rrapin dhe Elona Duro, ka diskutuar për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania 3” dhe për emisionin e tij të ri në Top Channel, “A je bre normal”.

Kjo ishte një nga intervistat e tij të para pas daljes nga shtëpia, ai ka folur për mardhënien e tij me Ilnisa Agolli, me te cilën pati një romanc brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 3”.

Gjatë intervistës ai është pyetur nësë është penduar që ka lënë Ilnisën.

Ai është shprehur: “Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok. Nuk do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet. Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme. Nuk kemi kontakt.”