Politikë

“Me solucion, jo furçë!”/ Berisha: Lubi Balluku paguan 10 mijë euro në muaj vetëm për të larë makinën. Për 30 minuta shërbim…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i referuar një tenderi që ajo ka hapur për pastrimin dhe larjen e automjetit të saj.

Në një bashkëbisedim me pensionistët, Berisha u shpreh se tenderi përfshin një shërbim pastrimi të përditshëm për automjetin “Audi A8”, me një vlerë prej 10 mijë eurosh në muaj.

Ky rast sipas tij përbën një shembull të pandjeshmërisë ndaj halleve të qytetarëve.

“Mediat folën për një fakt që nuk e kisha dëgjuar kurrë, ministrja zv/kryeministrja Lubi Balluku hap tender për pastrimin e përditshëm të veturës së saj dhe tenderi shkon, thotë kërkon ballukja larje e plotë e automjetit para e jashtë në 30 minuta, pastrim nga brenda me fshesë dhe kompresor, larje me solucion jo furçë.

Automjeti Audi A8 10 mijë euro në muaj.

E mora në telefon një nga njerëzit shumë të pasur që njoh dhe i thash veturën tëndë ku e pastron, më tha e pastron shoferi.

Në muaj paguan nga pensionet e taksat kaq lekë. Nuk e kisha dëgjuar kurrë në jetë diçka të tillë. 10 mijë euro sigurisht që i ndan. Shkojnë deri në këto pandjeshmëri të mëdha për hallet e qytetarëve”, tha ai.