Lufta publike mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narës nuk ka fund. Të dy vazhdojnë të lëshojën thumbime direkte dhe akuza të rënda kundër njëri-tjetrit. Shkëmbimi i fundit i ngjan një telenovele pasi të dy nuk kanë kursyer fyerjet duke përmendur tradhtitë dhe partnerët.
I pari ishte Mauro Ikardi i cili i acaruar se ajo kishte publikuar mesazhet audio të tij për vajzat, sulmoi ashpër ish-bashkëshorten. ”Ke djegur veten me çdo gjë që ke bërë dhe nuk e di se çfarë të pret. Tre vite më parë desha të të lija dhe shkoja me gruan me të cilën jam tani, por pastaj mendova për vajzat e mia dhe të dhashë një tjetër mundësi. Kam vazhduar për tre vite ndërsa më tradhtojë me këdo që të dilte përpara.
Që të mblidhja prova më është dashur të krijoj një personazh që të ti dërgoja njëra pas tjetrës. Jam i lumtur dhe më pëlqen me një grua e cila më jep gjithçka për të cilën kam nevojë. Është e njëjta grua që ti do dhe pretendon të djegësh publikisht por nuk ia arrin. Padyshim që e ndjen pasi është gruaja që zgjodha tre vite më parë dhe pas kaq shumë kohësh ia dola ta rigjeja dhe ta kem përsëri në jetën time”, ishte mesazhi i Ikardit.
Nuk ka munguar kundërsulmi i menjëhershëm i Uanda Narës, e cila si zakonisht nuk është kursyer jo vetëm ndaj ish-të shoqit, por edhe ndaj “Çina” Suarezit.
“Shihet që je shumë i lumtur. Mëkat që kur më tradhtove, nuk ike nga shtëpia me të dashurën tënde. Zgjodhe të qëndroje kur zbulova tradhtinë tënde. Unë dhe ti e njohim të vërtetën, ti që kishe mundësi të zgjidhje, nuk e zgjodhe dhe nuk ishte për shkak të vajzave, pasi më ke thënë gjithmonë që për ty nuk kishte rëndësi.
Një muaj para se të ishe me të, deshe një fëmijë tjetër, të rimartoheshe, por u largove se të largoi policia. E ke pasur gjithmonë “dhuratë”, ashtu si e kanë pasur Elian dhe të tjerët. Shpresoj që Elian të dehet dhe të dërgojë të gjithë ato që ka për “dashurinë e jetës tënde” në mënyrë që të shohësh se të gjithë e kanë pasur “dhuratë””, ishte kundërpërgjigja e Uanda Narës.