Partia e Lirisë nis protestën para SPAK. Ashtu siç ishte paralajmëruar përfaqësues dhe mbështetës të Partisë së Lirisë janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, e cila lëshoi dhe urdhër-arrestin për kreun e PL-së Ilir Meta.
Me thirrjet “Me ty, me ty Ilir Meta”, “O Ilir o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “Rama ik!”, si dhe “Liri demokraci!” protestuesit kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-Presidentit Meta.
Ish-presidenti Meta u bëri thirrje nga qelia mbështetësve të tij që të bëhen bashkë dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama si dhe drejtësisë të kapur nga ai.