Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Përbreg. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi.
Në një deklaratë për mediat shoferi i cili fatmirësisht nuk ka lëndime serioze deklaroi se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi në momentin kur makina e tij përfundoi jashtë rruge në një lartësi të konsiderueshme.
“Jam nga Vushtria, Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë në Shkodër në stërvitje. Isha i lodhur dhe për një moment më zuri gjumi dhe pashë veten të dalë nga rruga. Falë zotit shpëtova. Isha vetëm në automjet. Jam shumë mirë fal zotit. Jam trajner dhe kisha stërvitje në Shkodër”, tha ai.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ambulanca.