Mediat greke raportojnë se ambasadorja Kimberly Guilfoyle është irrituar me faktin që momenti i takimit përfundoi në portale…
Takimi i mistershëm i ambasadores së SHBA në Tiranë, Kimberly Guilfoyle, vijon të tërheqë vëmendje në mediat greke.
Teksa dje ishin disa media që raportonin mbi arsyet që mund të kenë sjellë këtë takim, sot portali “Newsbreak.gr” shkruan se bërja publike e këtij takimi ka sjellë acarim te diplomatja greke.
Sipas medias, takimi ishte planifikuar të ishte tepër sekret dhe nuk duhej të dilte asgjë në media, por fakti që dikush po e priste atë para Kryeministrisë për ta filmuar me celular, dëshmon se asaj “ju ngrit kurth”, shkruan portali.
Po sipas raportimit të “Newsbreak.gr”, ambasadorja amerikane është shprehur e pakënaqur me rrjedhjen e pamjeve. Media greke shton se, kur ajo ka ndarë episodin me miq të saj të nivelit të lartë në Greqi, përgjigjja që thuhet se ka marrë nga pala shqiptare ishte: “Kështu janë ballkanasit”.
Artikulli i plotë
Lajmi jo vetëm që nuk u përgënjeshtrua, por duket se po konfirmohet, ashtu si edhe qëllimi i kësaj lëvizjeje, e cila ka shkaktuar komente të forta në qarqet diplomatike.
Sipas informacioneve, së fundmi ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, udhëtoi privatisht drejt Shqipërisë.
Në Tiranë ajo u takua me kryeministrin e vendit, Edi Rama, ndërsa momenti i takimit u regjistrua nga kamera e një telefoni celular. Siç duket, një nga të pranishmit fotografoi momentin, duke kapur një përqafim të ngrohtë mes tyre, një pamje që nuk kaloi pa u vënë re.
Publikimi i videos shkaktoi menjëherë skenarë dhe diskutime, pasi Uashingtoni nuk ka dërguar ende përfaqësi diplomatike në vendin fqinj. Sipas vlerësimeve, takimi mund të lidhet me investime të familjes së presidentit amerikan në rajon dhe veçanërisht me aktivitetet biznesore të djalit të tij.
Burime diplomatike thonë se persona nga rrethi i Ramës kërkuan, dhe në një masë të madhe ia dolën, ta “fusnin në kurth” zyrtaren amerikane përmes publikimit të videos.
Sipas të njëjtave informacione, ajo thuhet se u zemërua me publikimin e pamjeve, ndërsa kur ndau incidentin me miq të saj grekë të rangut të lartë, përgjigjja që mori nga pala shqiptare ishte karakteristike: “Kështu janë ballkanasit”. /Pamfleti