Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PL-së, Ilir Meta, ka bërë publike të tjera detaje nga procesi i sotëm i Gjykatës së Apelit i cili la në fuqi masën e arrestit me burg.
Sipas Gjokutaj, Gjykata e Apelit është më keq se GJKKO në kuadër të sorosifikimit të sistemit të drejtësisë.
‘Shkaku për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë dhe i Apeli që e la në fuqi sot, pra dëmtimi i mbledhjes së provave, procesi i mbledhjes së provave ka përfunduar dhe si rrjedhojë vendimi i shkallës së parë dhe i apelit janë të pajustifikuar’, theksoi Gjokutaj.
Gjokutaj: Ne e prisnim pasi shkaku për të cilin zoti Meta nuk ka rënë, kjo mazhorancë është në pushtet akoma. Gjykata e Apelit është më keq se GJKKO në kuadër të sorosifikimit të sistemit të drejtësisë. Nuk ka ndonjë çudi. Bëmë 6 orë gjyq me të gjitha parametrat e një procesi shpjegues. Prokurorët bënë një replikë që nuk kishte lidhje me objektin. Mbrojtja jonë ishte procedurale duke i shpjeguar gjykatës se fillohet me masat më të lehta deri te masa më e rëndë se lidhet me mbarëvatjen e hetimit. Shkaku për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë dhe i Apeli që e la në fuqi sot, pra dëmtimi i mbledhjes së provave, procesi i mbledhjes së provave ka përfunduar dhe si rrjedhojë vendimi i shkallës së parë dhe i apelit janë të pajustifikuar.