Rajon

Miku i Faton Hajrizit bën deklaratën e fortë: Ai është gjallë!

Miku i Faton Hajrizit, Erkin Morina, po vazhdon të thotë se Fatoni është gjallë. Kjo për shkak që ai nuk beson që ai ka vdekur, derisa nuk e sheh k*fomën e tij.

Morina shprehu shqetësimin e tij se miku i tij, mund të kapet i gjallë dhe të ekzekutohet.

“Besoj që Fatoni ende është gjallë dhe është frika më e madhe që ai mund të gjendet dhe të ekzekutohet dhe më pas skenarin e tyre ta bëjnë realitet”, tha ai në Klan Kosova.

Ai thekson se Serbia ka interes që Faton Hajrizin, ta shpallë “t*rrorist”.