Sport

Milani dhe Interi në garë për portierin, Alen Sherri nis festën

Konkurrenca e Alen Sherri -t për një vend titullari në portën e Cagliarit nuk ka qenë aspak e lehtë. Me ardhjen e Elia Caprile në merkaton e janarit i huazuar nga Napoli, ish-portieri i Egnatias e ka pasur të vështirë të marrë minuta me klubin italian.

Në skuadrën sardenje janë të bindur për të nënshkruar përfundimisht me portierin italian nga Napoli. Cagliari është i gatshëm të paguajë në verë klauzolën e tij të lirimit prej 8 milionë eurosh.

Por siç raportojnë mediat italiane, Caprile është së fundmi në vëmendjen e gjigantëve të Milanit dhe Interit. Largimi i 23-vjeçarit nga Sardenja do të ishte diçka e mirë për Alen Sherri për të marrë më shumë minuta në kampionatin italian.