Politikë

Militanti i tha Sali Berishës se priste edhe krahun për të, “shpërthen” ish-deputeti: Mirë që nuk tha se pret edhe kokën, monstra politike!

Deklarata e një militanti të PD, i cili i tha në sy Sali Berishës se nëse ai i ishte të priste krahun, ai do e bënte, ka nxitur një reagim të fortë nga ish-deputeti demokrat Edmond Spaho. Ai thotë se militantët dhe patronazhistët janë sëmundja më e rëndë e shoqërisë shqiptare.

“Ky me poshte, mire qe nuk tha se pres edhe koken. Ky dhe plot te tjere si ky, i bejne demin me te madh PD. Keta historikisht kane qene reparti pararoje i presionit, frikesimit dhe shkurajimit te atyre te cilet mendojne dhe desherojne debat dhe fryme kritike ne PD.

Ky takem kritiken ndaj udheheqesit e shikojne si sharje dhe blasfemi dhe ata te cilet kritikojne i konsiderojne armiq dhe tradhetare. Ne kete menyre, besnikeria ndaj udheheqesit, jo vetem ka nxitur servilizmin e pafre, por eshte kthyer ne te vetmin kriter vleresimi per ata qe kontribuojne ne PD”, shkruan ai.

Edmond Spaho thotë se militantë të tillë janë të ngjashëm me ata që ai i quan “të marrët e Partisë së Punës”, të cilët kur ju humbiste djali apo vajza në aksionet e rinisë, shpreheshin se ua kishin falur partisë.

“Sot keto monstra politike i gjen vecanerisht aktive ne FB, pasi aty kane privilegjin qe te mos tregojne fytyren e tyre. Per fat te keq, drejtuesit e PD, me shume se kurre, jane te interesuar te kene pas vehtes kete takem sesa njerezit normale dhe voten e tyre”, përmbyll ai.

Militanti i tha Sali Berishës se priste edhe krahun për të,