LifeStyle

Mjafton të kesh para sot, edhe qentë e rrugës po bëhen këngëtarë! Tenori i famshëm: Prandaj Parashqevia adhurohet nga publiku

Tenori i njohur shqiptar Josif Gjipali i ftuar sot në studion e News 24 lidhur me debatin që po bëhet rreth fenomenit Parashqevi Simaku.

Këngëtarja shqiptare u gjet pas shumë vitesh në rrugët e Nju Jorkut e pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike.

Video që e tregonte atë në skamje dhe me një imazh larg dritave të skenës shkaktoi reagime të shumta nga shqiptarët në rrjete sociale, të cilët të shokuar nga transformimi i saj treguan indinjatë dhe mobilzim për të, duke i ofruara para përmes GoFund Me që ka hapur biznesmeni Elton Ilirjani.

Tenori tha në studion e News 24 se në kohën që Parashqevi Simaku këndonte në skenën shqiptare kishte profesionistë të vërtetë.

Gjipali tha se pas viteve ’90 rrugët u hapën dhe të tërë u gjetën përballë realitetit të ri. Dikush i gjeti ëndrrat dhe dikush jo.

Ai tha ndër të tjera se sot çdokush që ka mjetet dhe paratë mund të bëhet këngëtar, pavarësisht talentit.

“Sot koha është shumë më e vështirë, sot këndon i themi ne në zhargon ne Vlorë edhe qeni edhe macja, dhe ndonjëherë qeni dhe macja ka dhe lekë që të bëjë dhe videoklipe…”, tha tenori, Josif Gjipali.

Bota nuk thotë e bëra, bota thotë si e bëre atë që bërë….ne kohën atëherë vërtetë njerëzit nuk kishin të hanin, por atëherë salla mbushej… në kohën atehëre ne kishim një televizion dhe ai televizion kishte disa njerëz profesionistë që përzgjidhnin do këndojë ky, do këndojë ky. Dhe ai TV përcaktonte trendin e kohës dhe tërë populli i ndiqte ata dhe i kishte idhujt e tij. Sot koha është shumë më e vështirë, sot këndon i themi ne në zhargon ne Vlorë edhe qeni edhe macja, dhe ndonjëherë qeni dhe macja ka dhe lekë që të bëjë dhe video …. Në ’90 rrugët u hapën dhe të tërë u gjetën përballë realitetit të ri. Dikush i gjeti ëndrrat, dikush jo.”