Vizitat mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin e Agim Zekës. Futbollisti u dëmtua ndaj Egnatias, duke lënë pas çerek ore fushën e lojës. Tashmë ka rezultatuar se lojtari ka tërheqje muskulore, gjë e cila do minimalisht 1 muaj kohë për t’u rikuperuar. Kjo do të thotë që Zeka ka mbyllur sezonin dhe nuk mund të kontribuojë për “Demat” për 2 ndeshjet e fundit të Superiores.
Një lajm i keq për Skënder Gegën, i cili duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij. Tashmë trajnerit tropojanë do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit për ndeshjet e mbetura. Kujtojmë se në ndeshjet e radhës do të sfidojë Bylisin në “Adush Muça” ditën e shtunë në orën 15:00.