Një mjet, me drejtues të paidentifikuar, ka përplasur një punonjës të Policisë, gjatë kohës që ka qenë jashtë shërbimit.
Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.