Bota

Momente paniku në aeroportin Fiumicino të Romës, motori i avionit merr flakë sapo ngrihet nga pista

Një incident ka ndodhur pranë aeroportit Fiumicino të Romës.

Motori i një avioni ka marrë flakë menjëherë pas ngritjes nga pista, ndërsa videoja e xhiruar pranë Isola Sacra, tregon flakët që dalin nga motori nën krahun e djathtë.

Avioni në fjalë u nis nga Roma për në Shenzhen të Kinës rreth orës 10:30 të mëngjesit të së dielës së 10 nëntorit.

Prishja e motorit dhe zjarri në avionin e linjës ajrore Hainan mendohet se  janë shkaktuar nga përplasja me disa zogj në fluturim.

Avioni bëri disa rrotullime në lartësi për të shkarkuar karburantin përpara se të bënte një ulje emergjente në pistën që u rrethua nga zjarrfikësit.