Momenti kur vendoset kënga e Shpat Kasapit në shtëpi, Luiz Ejlli nuk mban lotët (Video)
Atmosfera e argëtimit dhe muzikës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” është ndërprerë nga një moment i thellë prekshmërie dhe dhimbjeje, teksa në sfond është dëgjuar zëri i këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi.
Artisti i dashur për publikun humbi jetën tragjikisht pak muaj më parë, duke lënë pas një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.
Por dhimbja bëhet edhe më e madhe kur kujtohet fakti se Shpati kishte pranuar ftesën dhe ishte konfirmuar si banor i këtij edicioni të pestë, një rrugëtim që fatkeqësisht nuk mundi ta niste kurrë.
Ky fakt dhe muzika e tij kanë krijuar një gjendje të rënduar emocionale te të gjithë banorët, por më së shumti te Luiz Ejlli.
Fituesi i BBV2 nuk ka mundur t’i mbajë lotët sapo ka nisur kënga.