Dy banoret e Big Brother Vip, Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli janë konfliktuar ashpër me njëra-tjetrën.
Gjatë debatit, gazetarja iu është drejtuar moderatores duke i thënë që “mbylle, mua s’më zhduk dot”, teksa e quajti edhe hipokrite.
Ndërkohë Erjola Doçi në një moment e preku në ballë dhe banorja iu kthye duke i thënë “mos më prek me dorë”.
“Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit”, iu drejtua moderatorja.
Pjesë nga debati:
Ilnisa: Ty të të gjejë njeri në rrugë nuk të merr. Ti je diamanti dhe floriri i shtëpisë këtu.
Sara Gjordeni: Po si mund të ma thuash mua këtë pa familje moj budallaqe.
Erjola Doçi: Ty të shëmton sjellja jote i e nderuar.
Ilnisa Agolli: Mbylle ti, the zhduku
Erjola Doçi: Normalisht që të them ik zhduku.
Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua. As ti as 100 si ty! Hipokrite
Erjola Doçi: Hipokrite je ti vetë.
Ilnisa: Erdhe me 100 skema.
Erjola Doçi: Skema bën ti në kokën tënde.
Ilnisa: Avash mos më prek ti me dorë.
Erjola Doçi: Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit.
Ilnisa: Kur qaj unë, vaj medet çfarë bën ti. Je super hipokrite
Erjola Doçi: Po i thërret vetes në emër.
Ilnisa Agolli: Nuk më trembin 100 si ti
Erjola Doçi: Inshallah nuk ka bota 100 si ti se do ishte vaj me det.